Stambolli vishet “Kuq e Zi

Stambolli vishet “Kuq e Zi", Luiza Gega u shpall kampione e Ballkanit

Sport February 11, 2024 - 09:36

Atletja shqiptare, Luiza Gega, e ka dominuar Kampionatin Ballkanik në atletike në Sallat e mbyllura.

Gega i fitoi dy të arta në disciplinat 1 mijë e 500 dhe 3 mijë metra.

Kështu ajo u shpall kampione e Ballkanik në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë.

35 vjeçarja ka arritur një rekord tjetër duke u stolisur me hiç më pak se 10 medalje të arta në Kampionatet e Sallave të mbyllura.