Real Madridi fiton thellë ndaj Gironas
Sport
February 10, 2024 - 20:35
Derbi mes dy skuadrave të para në La Liga i ka takuar Real Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi fitore bindëse sonte ndaj Gironas, në derbin e vlefshëm për javën e 24-të.
Përballja në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 4:0.
Golat e fitores për “Los Blancos” u shënuan nga Vinicius Junior (6′), Jude Bellingham (35′, 54′) dhe Rodrygo (61′).
Real Madridi pas kësaj fitore ka 61 pikë, tani pesë më shumë se Girona, që mban pozitën e dytë në tabelë.