Zyrtare: Ernest Muçi, lojtar i ri i Beshiktashit

Zyrtare: Ernest Muçi, lojtar i ri i Beshiktashit

Sport February 09, 2024 - 13:23
Lajmet e fundit nga Sporti

Klubi i madh turk, Beshiktashi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava.

Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke.

Bëhet fjalë për Beshiktashin, i cili ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Mirë se vjen në Beshiktash, Ernest Muçi!”, ka shkruar shkurtimisht faqja e klubit të madh turk.

Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vjet e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro.

Te Beshiktashi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.