Presidenti i PSG-së i përgjigjet pyetjes së Mbappes për të ardhmen e francezit

Presidenti i PSG-së i përgjigjet pyetjes së Mbappes për të ardhmen e francezit

Sport February 09, 2024 - 12:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka dhënë një përgjigje të prerë kur u pyet për të ardhmen e Kylian Mbappes, mes transferimit të tij të afërt te Real Madridi.

E ardhmja e Mbappes në PSG mbetet një temë e spekulimeve intensive, me raportet që sugjerojnë se sulmuesi tashmë ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit. Natyrisht, supremoja e PSG-së, Al-Khelaifi u pyet për sagën e transferimit të Mbappes, por presidenti nuk u dha asnjë përgjigje gazetarëve.

Në ceremoninë e Kongresit të UEFA-s në Paris, Al-KhelaIfi u tha gazetarëve: “Kur të kemi vendosur të dy, do t’jua tregojmë”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo, është pyetur edhe për të ardhmen e Mbappes në Paris dhe ashtu si Al-Khelaifi, ai nuk ka dhënë asgjë për shtypin.

“Unë nuk e di zgjedhjen përfundimtare të tij (Mbappe)”, tha ai.

“Do të pres, si shumë të tjerë, që ai të marrë një vendim. Tani ai ka një klub dhe besoj se presidenti Nasser Al-Khelaifi është gjithashtu i pranishëm në kongresin e UEFA-s. Ai sigurisht është shumë më i informuar se unë për pjesën tjetër karrierën e Kylian Mbappes”. /Zëri