Tomiyasu do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Tomiyasu do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin

Sport February 09, 2024 - 11:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Takehiro Tomiyasu do të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen e tij të re me Arsenalin.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja është e përfunduar 100%, pasi është vulosur ditë më parë.

Mbrojtësi, i cili luajti për Japoninë përpara se Irani t’i eliminonte në çerekfinale, që atëherë është larguar nga Japonia dhe është kthyer në Londrën e Veriut.

Tomiyasu nënshkroi një marrëveshje me Arsenalin në verën e vitit 2021, pasi u largua nga Bologna, megjithatë, ai tani planifikon të qëndrojë më gjatë. Kontrata është e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm. /Zëri