Sonte dy ndeshje në basketboll, spikat derbi Trepça – Ylli

Sonte dy ndeshje në basketboll, spikat derbi Trepça – Ylli

Sport February 09, 2024 - 10:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Sonte (e premte) do të zhvillohen dy ndeshje, që do të jenë njëherësh edhe ndeshjet hapëse për xhiron e 21-të në Prince Caffe Superligë.

Derbi i kësaj xhiroje është Trepça – Golden Eagle Ylli.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, në orën 19:00.

Nënkampionia është lidere në tabelë me 38 pikë, ku deri më tani ka 13 fitore radhazi, ndërsa Ylli zë vendin e katërt me 32 sosh.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është mes Proton Cable Prizreni – Istogu, në “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar në orën 19:00.

Prizreni renditet në vendin e shtatë me 25 pikë, kurse Istogu në një pozitë më poshtë, me 21 sosh. /Zëri