Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në top-ligat evropiane

Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në top-ligat evropiane

Sport February 09, 2024 - 09:30
Lajmet e fundit nga Sporti

Top-ligat evropiane do të vazhdojnë sonte (e premte) me disa ndeshje interesante në program për t’u zhvilluar.

Ligat evropiane si La Liga, Bundesliga, Seria A dhe Ligue 1 do ta kenë secila nga një ndeshje në program në xhirot e tyre përkatëse.

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është ajo mes Dortmundit dhe Freiburgut, në stadiumin “Signal Iduna Park”, në orën 20:30.

Dortmundi zë vendin e katërt në tabelë me 37 pikë, ndërsa Freiburgu ka 28 pikë në pozitën e shtatë.

Kampionati spanjoll ka ndeshjen Real Betis – Cadiz, e vlefshme për xhiron e 24-t.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Nuevo Mirandilla” dhe fillon në orën 21:00.

Dy ndeshjet e fundit janë Salernitana – Empoli dhe Marseille – Metz, në kampionatin Seria A, respektivisht Ligue 1. /Zëri