Sot, dita vendimtare e gjykimit të Dani Alvesit

Sot, dita vendimtare e gjykimit të Dani Alvesit

Sport February 07, 2024 - 10:27
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves, doli në gjyq të hënën për përdhunimin e një gruaje në një klub nate.

Alvesi kishte qenë në paraburgim për më shumë se një vit pa lirim me kusht, me incidentin e supozuar që ndodhi në dhjetor 2022. Ai akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë dhe prokurorët spanjollë po kërkojnë që ai të dënohet me nëntë vjet burgim - sipas “The Athletic”, transmeton “Zëri”.

Sot (e mërkurë) do të jetë dita e fundit e gjyqit në një gjykatë të Barcelonës dhe Alvesi pritet të bëjë deklaratën përfundimtare, pasi ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. “The Athletic” thekson se vendimi për këtë çështje do të arrijë brenda 20 ditësh, më 27 shkurt 2024.

Sipas BBC, Alvesi pretendoi se ai kishte pësuar një gjyq nga media dhe kërkoi që të shtyhej data e fillimit për më shumë kohë për t’u përgatitur, por kjo u mohua nga gjykata. /Zëri