“Ndjeva sikur po mbytesha”, Aguero zbulon se si ndihej kur pësoi sulm në zemër

“Ndjeva sikur po mbytesha”, Aguero zbulon se si ndihej kur pësoi sulm në zemër

Sport February 07, 2024 - 10:14
Lajmet e fundit nga Sporti

Sergio Aguero ka treguar se si ndihej gjatë lojës së tij të fundit profesionale në Barcelonë përpara se të detyrohej të tërhiqej për shkak të një sëmundjeje të zemrës.

Aguero njoftoi se tërhiqej nga futbolli në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me një sëmundje të zemrës. Sulmuesi pësoi sulm kardiak dhe marramendje teksa luante për Barcelonën kundër Alavesit në La Liga në një ndeshje që rezultoi të ishte paraqitja e tij e fundit si profesionist.

Aguero tani ka folur për lojën dhe ka treguar se si ndihej përpara se ndeshja të ndërpritej, teksa më pas mori edhe kujdes mjekësor.

Duke folur për “Clank Media” Aguero tha: “Ndjeva sikur po mbytesha, nuk ndjeva dhimbje. Kisha shumë presion në kokë. Mendova se ishte sepse isha i sëmurë fizikisht dhe mendova: 'Drit, jam shumë keq’.

“Kërceva për një goditje me kokë. Ata shkuan në kundërpërgjigje dhe fillova të më merrej mendja. Ndjeva se do të më binte të fikët dhe doja të qetësohesha. Doja të thoja diçka dhe fjalët nuk më dilnin. E kapa dorën e kapitenit të Alavesit si për të thënë: ‘Ndaloni lojën’. Ai filloi të bërtiste dhe ata e ndërprenë lojën”.

“Kur u qetësova, ndjeva se zemra ime filloi të rrihte më shpejt. Këtu më kapi sulmi i aritmisë. Një javë më parë më kishte ndodhur në stërvitje, por kishte qenë vetëm për 20 sekonda”, shtoi ai.

Aguero zbuloi gjithashtu se pse ai zgjodhi të merrte fanellën me numrin 19 kur u transferua te Barcelona në vitin 2021, në vend të 10 që mbetën bosh pas largimit shokues të Lionel Messit.

Aguero u dërgua në spital pas ndeshjes me Alavesin dhe më pas u përjashtua për tre muaj nga Barcelona. Ai më pas konfirmoi se do të tërhiqej nga futbolli në një konferencë emocionale për shtyp. Që atëherë, sulmuesi ka qenë në gjendje të kthehet në fushë, duke luajtur në turneun e Kings League, organizuar nga ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Gerard Pique. Aguero madje ka inkurajuar mikun e tij të mirë Messin që t’i bashkohet ekipit të tij në të ardhmen. /Zëri

ë