Liverpooli interesohet për Chiesan

Liverpooli interesohet për Chiesan

Sport February 07, 2024 - 09:07
Lajmet e fundit nga Sporti

Gjiganti i Premierligës Liverpooli është i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Juventusit, Federico Chiesan, raporton HITC, transmeton “Zëri”.

“Reds” e shikojnë italianin si një zëvendësues afatgjatë të Mohamed Salahut, i cili vazhdon të tërheqë interes nga klubet e Arabisë Saudite.

Chiesa ka qenë në bisedime me Juventusin për një marrëveshje të re që nga vera e kaluar, me kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2025. Megjithatë, negociatat kanë ngecur me burimet që konfirmojnë se ende nuk kanë rënë dakord për pagën.

Si Liverpooli, i cili mund të kërkojë një zëvendësues për Salahun, HITC shton se edhe Paris Saint-Germain i Luis Enriques dhe Bayern Munichu i Thomas Tuchelit janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e Chiesas.

Chelsea dhe Newcastle Unitedi kanë qenë gjithashtu të lidhur më parë me Chiesan, i cili pati një fushatë të shkëlqyer në Kampionatin Evropian me Italinë në verën e vitit 2021.

Megjithatë, duket se Liverpooli është skuadra që po e vëzhgon me vëmendje situatën dhe mund të bëjë një lëvizje në verë. /Zëri