Policia jep detaje për arrestimin e futbollistit nigerian të KF Dukagjinit

Policia jep detaje për arrestimin e futbollistit nigerian të KF Dukagjinit

Sport February 07, 2024 - 08:49

Ditë më parë futbollisti nigerian Theophilus Solomon është arrestuar.

Nigeriani Theophilus Solomon, i cili luan për KF Dukagjinin e Klinës, ishte arrestuar pasi i njëjti kishte edhe urdhër ndërkombëtar për një vepër penale të kryer në Shqipëri, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Realizim i urdhër arrestit ndërkombëtar

Klinë. Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar, është arrestuar një i dyshuar, shtetas i huaj, për një vepër penale të cilën i dyshuari e kishte kryer në Shqipëri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.