Zyrtare: Gjilani përforcohet me Renato Zikon
SC Gjilani ka njoftuar se është përforcuar me futbollistin Renato Zikon.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi gjilanas ka konfirmuar ardhjen e re në skuadër, transmeton “Zëri”.
Palët janë rënë në dakord për marrëveshjen deri në verën e vitit 2025.
26 vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, teksa tani e tutje do të vazhdojë në Superligën e Kosovës. /Zëri
Postimi i plotë nga Gjilani:
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Renato Ziko.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
26 vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, ndërkohë që i bashkangjitet ekipit si vlerë e shtuar për repartin defansiv.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Zikos dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.