Lenë Osmani sjell trofeun nga Podgorica në Prishtinë

Lenë Osmani sjell trofeun nga Podgorica në Prishtinë

Sport February 05, 2024 - 11:46

Këtë fundjavë është mbajtur turneu “Podgorica Open 2024” për të rinj, i organizuar nga klubi i Pingpongut Buducnost, ku morën pjesë mbi 130 lojtarë nga shtetet e rajonit, e në kategorinë U19 triumfoi Lenë Osmani, nga KPP Prishtina – Femrat.

Lojtarja e sapotransferuar në KPP Prishtina – Femrat, edhe pse në një konkurrencë mjaft të fortë, arriti të shpallet kampione e turneut memorial “Sasa Milacic Podgorica Open 2024”, duke siguruar trofeun e parë për klubin prishtinas dhe njëkohësisht të parin për këtë vit.

Lena kaloi fazën e grupeve duke i mposhtur të gjitha lojtaret më rezultat 3:0, për të kaluar në fazën eliminuese, ku konkurrenca ishte më e vështire. Në gjysmëfinale Lena mposht kampionen e Podgoricës Anastasija Vujoviq, me rezultat të ngushtë 3:2. Kjo ndeshje ishte më finale se finalja, ku Anastasija në setin vendimtar ishte në epërsi të thellë 8:3 , ku dukej se turneu po mbaron për Lenën, Lena arriti të rimarr vetën dhe në një ndeshje dramatike rikthej rezultatin në 13:11, duke e mposhtur kampionen vendase.

Në finale Lena u takua përsëri më lojtaren e grupit të saj Kristina Shebek nga klubi nikoqir Buduqnost, dhe e mposhtu me rezultat bindës 3 me 0, për të siguruar kështu titullin e parë për KPP Prishtina Femrat.

Lena pas turneut u shpreh e lumtur me këtë rezultat dhe se këto suksese vetëm se e motivojnë edhe më shumë për garat e ardhshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Ishte një ditë e gjatë me shumë ndeshje, sidomos gjysmëfinalja e cila ishte një lojë shumë e vështirë, por u gëzova shumë që arrita ta fitoj. Ky është titulli i parë për këtë vit dhe ndihëm shumë e motivuar për garat e radhës që do të mbahen në Kosovë e rajon”, u shpreh Osmani.

Turneu i radhës do të mbahet më 18 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Federata e Pingpongut e Kosovës.