Grand Slami i Parisit: Distria Krasniqi në finale, Nora Gjakova garon për të bronztën

Grand Slami i Parisit: Distria Krasniqi në finale, Nora Gjakova garon për të bronztën

Sport February 02, 2024 - 15:35

Kampionia olimpike Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.

Disi shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë në kategorinë -52 kg.

Kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, lufton për medaljen e bronztë në kategorinë -57 kg.

Në të njëjtën kategori, Flaka Loxha u ndal në rundin e tretë. /Zëri