Distria kalon në gjysmëfinale në Grand Slamin e Parisit, Nora garon për medaljen e bronztë

Distria kalon në gjysmëfinale në Grand Slamin e Parisit, Nora garon për medaljen e bronztë

Sport February 02, 2024 - 14:24
Lajmet e fundit nga sporti

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris.

Kampionia olimpike ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt, pasi kjo e fundit mori tri penalizime, për t’u diskualifikuar nga gara.

Kësisoj, Distria në gjysmëfinale do të përballet me japonezen, Kisumi Omori.

Kujtojmë se Nora Gjakova u ndal në çerekfinale, por është ende në garë për medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, Flaka Loxha u eliminua në rundin e tretë.