Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Sport February 02, 2024 - 11:17
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mesfushori kosovar Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Dje gjatë mbrëmjes Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për Zybën.

Edhe pse gjatë gjithë javës u përfol për një shitje të plotë, kampioni i Kosovës zbuloi se marrëveshja ishte një huazim me të drejtë blerjeje.

Sot, Legia ka prezantuar blerjen e re, duke i uruar suksese në klub.

“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba!”, shkruhet në postim e tyre.

Pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të japë më të mirën.

“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat dhe të fitoj njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.

E drejta e blerjes për njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit thuhet se është rreth 500 mijë euro. /Telegrafi