“Jam shumë i lumtur”, fjalët e para të Brojës pas kalimit te Fulhami

“Jam shumë i lumtur”, fjalët e para të Brojës pas kalimit te Fulhami

Sport February 02, 2024 - 10:18

Armando Broja është lojtari më i ri i Fulhamit. 

Sulmuesi shqiptar është transferuar te Fulhami në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni nga Chelsea.

Pas nënshkrimit të kontratës, Broja ka folur tashmë si lojtar i Fulhamit, ku u shpreh i lumtur.

“Ndihem mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët dhe menaxherin dhe të luaj për tifozët”, ka thënë fillimisht Broja.

“Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në Craven Cottage dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë”.

“Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Zëri