Edon Zhegrova çmendet në ndeshjen e Kupës së Francës, shënon het-trik dhe asiston dy herë në 45 minuta
Sport
January 06, 2024 - 17:54
Sulmuesi anësor i Lille, Edon Zhegrova, ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës së Francës në përballje me Golden Lion.
Zhegrovës iu nevojitën vetëm 11 minuta për të lënë shenjë në ndeshje, ku asistoi te goli i Yusuf Yazici. Ai shtoi edhe një asistim te goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe për Jonathan David.
Pas kësaj ishte radha e golave ku brenda nëntë minutave ai kompletoi het-trikun.
Zhegrova shënoi në minutat 33’, 41’ dhe 42’ për të konfirmuar formën e mirë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 7-0, ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin 12-0.
Edhe pse kundër një ekipi amator, Zhegrova kishte një paraqitje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/