Zyrtare: Qëndresa Krasniqi transferohet te Baseli
Sport
January 04, 2024 - 13:11
Ekipi i femrave nga klubit i famshëm zviceran Basel ka njoftuar transferimin e futbollistes nga Kosova, Qëndresa Krasniqi.
Futbollistja e njohur nga Kosova është rikthyer edhe një herë në Evropë, pasi është transferuar nga EP-COM Hajvalia te Baseli.
Është vetë klubi zviceran që ka njoftuar transferimin e futbollistes 29-vjeçare.
“Ekipi i femrave FC Basel 1893 sot nis përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me një fytyrë të re në skuadër: Qëndresa Krasniqi kalon në gjirin e Rhines nga klubi më i mirë kosovar EP-COM Hajvalia”.