Lumbardh Dellova, më i miri i vitit në Superligë
Sport
December 24, 2023 - 19:59
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Laureatët 2023”.
Në këtë ceremoni është shpallur edhe futbollisti më i mirë i vitit në Superligën e Kosovës.
Çmimi kryesor i kësaj mbrëmjeje i takoi mbrojtësit të Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Dellova çmimin e më të mirit e pranoi nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.