Bayer Leverkuseni ndalet nga Dortmundi pas tetë fitoresh radhazi

Bayer Leverkuseni ndalet nga Dortmundi pas tetë fitoresh radhazi

Sport December 03, 2023 - 19:49

Bayer Leverkusen ka barazuara në shtëpi ndaj Borussia Dortmund me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 13-të të Bundesligas.

Ky barazim erdhi pas 14 fitoreve radhazi në të gjitha garat, ndërsa 8 fitore radhazi kishte në Bundesliga.

Mysafirët shënuan të parët, kur Niclas Fullkrug asistoi te Julian Ryerson që shënoi për 1-0.

Goli i barazimit në këtë takim erdhi në pjesën e dytë kur Patrik Schick, asistoi te Victor Boniface që shënoi për 1-1.

Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

Aspirinat vazhdojnë të mbesin lider në Bundesliga me 35 pikë, tri më shumë se Bayern Munich që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.