Hidhet shorti i Euro 2024, Shqipëria në grupin e “vdekjes”
Është hedhur shorti për fazën e grupeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Shorti është në hedhur në Hamburg të Gjermanisë.
Gjermani është vendi mikpritës i këtij kampionati, ku do të fillojë më 14 qershor deri më 14 korrik.
Tashmë skuadrat kanë më mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.
Pjesë e kampionatit është edhe Shqipëria, ku përballë në Grupin B do t’i ketë këto skuadra: Spanja, Kroacia dhe Italinë, e që mund të quhet edhe grupi i "vdekjes".
Tri kombëtare tjera do të kompletohen në grupet e tyre pasi t’i zhvillojnë ndeshjet përmes play-off-it në muajin mars.
Pjesë është edhe Zvicra, ku bëjnë pjesë futbollistët shqiptar, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari, ku do të kenë punë me Gjermanin, Skotlandën dhe Hungarinë. /Zëri
Grupi A:
Gjermania, Skotlanda, Hungaria, Zvicra.
Grupi B:
Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria.
Grupi C:
Slovenia, Danimarka, Serbia, Angli.
Grupi D :
Play-off, Holanda, Austria, Franca.
Grupi E:
Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play-off.
Grupi F:
Turqia, Play-off, Portugalia, Republika Çeke.