Liverpooli fiton thellë dhe kalon tutje, Roma barazon por siguron kualifikimin

Liverpooli fiton thellë dhe kalon tutje, Roma barazon por siguron kualifikimin

Sport November 30, 2023 - 22:53
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Evropës, të vlefshme për fazën e grupeve.

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse ndaj Laskut.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultat 4-0.

Golat u shënuan nga Diazi (12’), Gakpo (15’, 90+2’) dhe Salahu nga penalltia në minutën e 51-të.

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon 12 pikë, kështu duke siguruar edhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, Lasku mbetet i fundit në grup me tri pikë.

Servette – Roma:

Roma ka barazuar në udhëtim te Servette. Skuadra e Jose Mourinhos barasoi me shifrat 1-1.

Golin për italianët e shënoi Lukaku 22’, kurse për zvicranët realizoi Bedia 50’.

Roma edhe me këtë barazim kalon tutje në Ligën e Evropës, pasi grumbullon dhjetë pikë në vendin e dytë, kurse Servette mbetet në një pozitë më poshtë me pesë pikë gjithsej. /Zëri