Dortmundi dhe Barça sigurojnë fazën e eliminimit direkt, PSG-ja barazon me Newcastlen

Dortmundi dhe Barça sigurojnë fazën e eliminimit direkt, PSG-ja barazon me Newcastlen

Sport November 28, 2023 - 22:58

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të vlefshme për fazën e grupeve. 

Milani ka humbur nga Dortmundi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Skuadra gjermane triumfoi me rezultat 1-3.

Golin e vetëm për italianët e shënoi Chukwueze, kurse për gjermanët realizuan Reus nga penalltia, Gittens dhe Adeyemi.

Pas kësaj humbje, Milani renditet i fundit ku ka pesë pikë, kurse Dortmundi lider me dhjetë pikë gjithsej, kështu duke e siguruar fazën e eliminimit direkt.

PSG- Newacastle:

Paris Saint-Germaini ka barazuar me Newcastlen në shtëpi.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes”, përfundoi me rezultat 1-1.

Golin e vetëm e shënoi Isak, kurse për parisienet realizoi Mbappe nga penalltia në minutat shtesë 90+8. Me këtë barazim, PSG-ja e sheh vetën në vendin e tretë me gjashtë dhe Newcastle i dyti me një pikë më shumë.

Barcelona - Porto:

Barcelona ka arritur të fitojë ndaj Portos me rezultat të ngushtë në shtëpi.

Skuadra e Xavit triumfoi me rezultat 2-1.

Golat për blaugranët i shënuan Cancelo dhe Felix, ndërsa për Porton realizoi Pepe.

Me këtë fitore, Barça siguron fazën e eliminimit direkt me 12 pikë, kurse Porto renditet i dyti me nëntë sosh. /Zëri

Ndeshjet tjera: 

Feyenoord 1-3 Atletico Madrid.

Man City 3-2 Leipzig.

Young Boys 2-0 Crvena Zvezda.