Mbështetje për Palestinën: Tifozët vendosën dy koreografi që nuk lënë askënd indiferent
Tifozët e klubit tunizian Club Africain realizuan dy koreografi fantastike në ndeshjen e Kupës së Konfederatave Afrikane (Liga e Evropës Afrikane) kundër ekipit Dreams nga Gana në shenjë solidariteti me Palestinën.
Për koreografinë e parë, ata përdorën motive nga seriali “Peaky Blinders” dhe ngritën personazhe pas të cilëve qëndronin flamujt e Francës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
“Me urdhër të vrasësve të fëmijëve”, ishte mbishkrimi i koreografisë.
Në rrëzë të koreografisë kishte edhe një mbishkrim – “Mirëserdhët në makthin e tuneleve të Gazës”.
Një koreografi tjetër tregon ndërtesat e shembura në Gaza pranë një prej fëmijëve viktima të izraelitëve ndaj civilëve palestinezë.
ë ë ë ë ë ë 26/11/23
— O Show das Torcidas (@showdastorcidas) November 27, 2023
A torcida do Club Africain exibiu mensagens de protesto pelas crianças que foram vítimas da guerra em Gaza:
"Por ordem dos assassinos de bebês"
"Crimes de guerra esculpem corações, forjando resistência" pic.twitter.com/MPbL4TlhEP
“Krimet e luftës formojnë zemrat dhe krijojnë rezistencë”, thuhej në mesazh.
Club Africain mposhti Dreams me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Tayeb Meziani dhe Kingsley Eduwo. /Telegrafi