Karateisti me prejardhje nga Kosova, i dyti në kampionatin zviceran

Karateisti me prejardhje nga Kosova, i dyti në kampionatin zviceran

Sport November 27, 2023 - 10:38

Karateisti me prejardhje nga Kosova Lorian Musa, është një nga fituesit në kampionatin nacional të Zvicrës.

Musa i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, garoj në kategorinë U14 deri në 39 kilogramë dhe u rendit i dyti.

Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër, ku jeton dhe vepron bashkë me familjen e tij, në kantonin e Valaisit.

Loriani është aktiv në sportin e karatesë që nga mosha pesëvjeçare.

Që atëherë e deri më sot, djaloshi nga Kosova trajnohet nga trajneri i njohur zviceran Olivier Knupfet, i cili është kampion dhe ka 33 çmime ndërkombëtare.

Djaloshi trajnohet po ashtu nga trajnerja italiane, Iliana Bartolotta, e cila ka një bagazh të ndritur në karate.

Image