Si arriti Gjilani të bëhej klubi i vetëm që largoi borën dhe organizoi ndeshjen në orarin e paraparë
Gjilani ka luajtur sot në shtëpi ndaj Llapit, ku pësoi humbje me rezultat 2-0, ndeshje që ishte e vetmja e zhvilluar pas reshjeve të mëdha të borës.
Të premten Malisheva dhe Ballkani luajtën në kushte optimale, ndërsa të shtunën në mëngjes filluan reshjet e botës, që nuk u ndalën gjatë gjithë ditës.
Të shtunën u shtyn ndeshjet, Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, ndërsa sot nuk u zhvillua Prishtina – Drita. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen të hënën.
I vetmi klub që arriti t’i plotësojë kushte që ndeshja të zhvillohej ishte Gjilani, që bëri gati terrenin.
Ata kanë punuar që nga mëngjesi, duke larguar të gjithë botën, gjë që kompania që e bëri të gjithë procesin e incizoi.
Gjilani këtë vit ka ndërruar kryesinë dhe duket se tashmë është konsoliduar në të gjitha aspektet./Telegrafi/