Tottenhami mposhtet në shtëpi nga Aston Villa

Tottenhami mposhtet në shtëpi nga Aston Villa

Sport November 26, 2023 - 17:06
Lajmet e Fundit nga Sporti

Tottenhami është mposhtur në shtëpi nga Aston Villa, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotspur” përfundoi me rezultat 1-2.

Fillimisht, në epërsi kaloi Tottenhami me anë të golit të Celso në minutën 22-të, kurse për Villën Torres (45+7’) dhe Watkins (61’).

Pas kësaj humbjes, Totenhami bie në pozitën e pestë me 26 pikë, kurse Aston Villa ngritet në një pozitë më lartë me dy pikë më shumë. /Zëri