Duka falënderon stafin dhe ekipin e Kombëtares: Bashkë, ne mund të arrijmë shumë

Duka falënderon stafin dhe ekipin e Kombëtares: Bashkë, ne mund të arrijmë shumë

Sport November 22, 2023 - 15:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Shqipëria tashmë ka siguruar kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”.

Kjo është e dyta pjesëmarrje e Kombëtares së Shqipërisë në këtë kampionatin (i pari në vitin 2016).

Image

Kuqezinjtë në këtë cikël kualifikues patën një paraqitje mjaft të mirë, ku vlen të theksohet se Shqipëria nuk ka pësuar asnjë gol në shtëpi në “Air Albania” në këto kualifikime.

Presidenti i Federatës, Armand Duka, ka shfrytëzuar Facebook-un që t’i falenderojë të gjithë ekipin, stafin teknik e administrativ për arritjet deri këtu. /Zëri

 

Image

Postimi i plotë nga Duka:

Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.

Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t'u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024.

Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t'ju falenderoj të gjithëve.

Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!"