Zyrtare: Gliha largohet nga posti i trajnerit të Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është larguar përzgjedhësi, Primozh Gliha.
Përmes një komunikate zyrtare, FFK-ja njoftoi publikun për shkarkimin e Glihës.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024 ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm, Primozh Gliha.
FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, duke përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Zëri