Siguroi pjesëmarrjen në “Euro 2024”, ja sa fiton Kombëtarja e Shqipërisë

Siguroi pjesëmarrjen në “Euro 2024”, ja sa fiton Kombëtarja e Shqipërisë

Sport November 22, 2023 - 15:15
Lajmet e fundit nga Sporti

Kombëtarja ia ka siguruar Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro me kualifikimin që ka arritur në finalet e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Kjo është shuma që do të marrë secila nga 24 ekipet finaliste.

Përveç kësaj, fitorja në grup do të vlente 1.5 milion euro, ndërsa barazimi me 750 000 mijë euro.

Kjo do të thotë rritje 50 për qind, pasi fitorja në “Euro 2016” shpërblehej me 1 milion euro, aq sa morën kuqezinjtë me fitoren në grup ndaj Rumanisë.

Fitimet nuk përfundojnë me kaq, sepse nëse Shqipëria kalon në raundin e dytë, do të fitojë dy milionë euro, ndërsa shpërblimet rriten në 3.25 milionë për çerekfinalet dhe pesë milionë euro për gjysmëfinalet.