Klinikë për basketbollin 3x3 me ekspertin ndërkombëtar, Jaume Comas
Më 25 nëntor do të mbahet Klinika e Trajnerëve, ku do të ligjërojë eksperti ndërkombëtar, Jaume Comas, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjell “Zëri”.
Klinika do të jetë për arsimtarët, të cilët do të angazhohen në cilësinë e trajnerit me fëmijët në programin “Sport në shkolla”, pjesë e të cilit është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.
Klinika do të jetë e mirëseardhur për arsimtarët të cilët do të punojnë me fëmijët në Programin e Basketbollit 3x3, që do të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Jaume Comas është ekspert ndërkombëtar i basketbollit 3x3 dhe ka ligjëruar në shumë vende botës, ndërsa ka dhënë kontribut në zhvillimin e basketbollit 3x3 në Kataluni.
Comas ishte basketbollist spanjoll, i cili ka luajtur në Ligën Spanjolle ACB League dhe Divizionin e Dytë në Spanjë. Në vitin 2004 ishte pjesë e Spanjës në Lojërat Olimpike Verore. /Zëri