“Një nga më të mirët” - Suarezi cilëson Nunezin si pasardhësin e tij në Uruguai

“Një nga më të mirët” - Suarezi cilëson Nunezin si pasardhësin e tij në Uruguai

Sport November 22, 2023 - 14:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Luis Suarez ka lavdëruar Darwin Nunezin, ndërsa sugjeron se ylli i Liverpoolit do të jetë pasardhësi i tij për kombëtaren e Uruguait.

Sulmuesi 24-vjeçar shënoi një dygolësh në fitoren 3-0 të Uruguait ndaj Bolivisë në kualifikueset e kupës së botës “Conmebol” të mërkurën. Sulmuesi veteran Luis Suarez, i cili zëvendësoi Nunezin në minutën e 73-të të ndeshjes, veçoi asin e Liverpoolit për lëvdata pas ndeshjes dhe e vlerësoi atë si një nga numrat 9 më të mirë në botë.

Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, ish-ylli i Barcelonës dhe Liverpoolit tha për Nunezin, i cili mund të trashëgojë fanellën e tij nr. 9 në të ardhmen: “Unë kam një nga numrat 9 më të mirë në botë përpara meje. Ne duhet ta mbështesim atë dhe gëzohemi me të. Sot jam në një rol tjetër [se më parë] dhe jam i lumtur që jam këtu për të ndihmuar grupin”.

Ish-ylli i Benficas, Nunezi u bashkua me Liverpoolit në vitin 2022 dhe në sezonin e tij të parë ai u shfaq në 42 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola. Ai ka të ngjarë ta përmirësojë atë total në 2023-24, pasi ai tashmë ka shënuar shtatë gola në 17 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe gjashtë asistime.

Tifozët e Liverpoolit tani do të shpresojnë që Nunezi ta përkthejë formën e tij për Uruguain në nivel klubi. Skuadra e Jurgen Kloppit do të përballet kundër Manchester Cityt të shtunën në atë që premton të jetë një përplasje e madhe për kreun e tabelës. /Zëri