Shpallja e laureatëve më 21 dhjetor, emërohen edhe përzgjedhësit e grup-moshave të reja

Shpallja e laureatëve më 21 dhjetor, emërohen edhe përzgjedhësit e grup-moshave të reja

Sport November 22, 2023 - 13:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Më 21 nëntor (dje), Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen, ku ka vendosur që Shpallja e Laureatëve të Vitit të bëhet më 21 dhjetor.

Në këtë ceremoni do të shpallen më të mirët e vitit në basketbollin e Kosovës.

Pikërisht në këtë event do të bëhet prezantimi i logos së Superligës së Femrave, si dhe Ligave tjera të femrave/vajzave.

Ndërkohë, janë emëruar trajnerët dhe ndihmëstrajnerët e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës (U-16M, U-16F, U-18M, U-20M).

Te Kosova U-16 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Dion Pllana, ndërsa ndihmëstrajner Dëfrim Hashani.

Te Kosova U-16 Femrat përzgjedhëse do të jetë Hasan Bytyqi dhe ndihmëstrajnere Melda Baliqi.

Te Kosova U-18 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Brahim Veseli dhe ndihmëstrajnerët Elbesar Gështenja dhe Hekuran Husaj.

Kosova U-20 Meshkujt do të vazhdohet të drejtohet nga Dritëro Sefaja me ndihmëstrajner Safet Kastrati.

Për shtabin teknik te Kosova U18 Femrat dhe Kosova A Femrat do të vendoset deri në mes të muajit dhjetor, si dhe për ndihmëstrajnerët e tjerë të Përfaqësueseve të lartpërmendura.

Bordi e ka miratuar kërkesën e SHGJFBK-së për rritje të taksës të personave zyrtarë të ndeshjeve për ligat e kategorive të reja prej janarit të vitit 2024, si dhe ka vendosur të hapë konkurs për vende të reja të punës dhe për riorganizim të brendshëm të zyrës ekzekutive të FBK-së konform Rregullores për Organizim të Brendshëm të FBK-së. /Zëri

Image