Bunjaku: Agim Ademi duhet të largohet nga FFK-ja, koha e fundit që Kombëtarja të shpëtojë nga kthetrat e uzurpatorëve
Foto:Laura Hasani

Bunjaku: Agim Ademi duhet të largohet nga FFK-ja, koha e fundit që Kombëtarja të shpëtojë nga kthetrat e uzurpatorëve

Sport November 22, 2023 - 12:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-gjyqtari i njohur, Nexhmedin Bunjaku, ka kërkuar largimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Bunjaku e mban përgjegjës Ademin dhe zyrtarët e tjerë të Federatës për paraqitjen zhgënjyese të Kombëtares së Kosovës në kampionatin evropian “Euro 2024”, pasi “Dardanët” mbetën jashtë kampionatit dhe si të mos mjaftonte kjo, djemtë tanë u mposhtën të martën mbrëma në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” nga Bjellorusia me rezultat 1-0, duke mbetur në vendin e pestë me 11 pikë në Grupin I.

Bunjaku madje e quajti Ademin edhe gënjeshtar, pasi në fillim të kampionatit Ademi kishte dhënë shumë premtime dhe garantonte kualifikimin, mirëpo asnjëra nga këto nuk u realizuan. /Zëri

Postimi i plotë i Bunjakut (pa ndërhyrje):

KUR GENJESHTRA PERDORET SI PREMTIM !!!

Ju erdhi fundi genjshtrave tuaja,dhe juve si kryetar i;skandaleve,dhunes,nepotizmit,kontrabandes,keqemenagjimit,hajnis,degradimit dhe shksterrimit te Perfaqesueses dhe klubeve te futbollit te Kosoves.

Ju ishit ai qe kur i pat kundershtaret ne garat per kualifikim per KE ne Gjermani,rrahnit gjoksin dhe garantonit se do kualifikohemi gje qe edhe opinioni futbolledashes i Kosoves fuqishem besoi,por kishte edhe pesimist qe u bazonin ne potencialin tuaj qe te mungon,duke ju njohur se ju nuk luftoni per te miren e futbollit te Kosoves, por interesin personal dhe klanit tuaj qe keni instaluar brenda Federates,ishin pesimist edhe per ate se nuk i besonin politikes shkaterruese tuajen ku instaluat ne FFK krimin e organizuar,ishin pesimist pasi qe prej se ju joligjerisht erdhet ne krye te Federates,futbolli i Kosoves morri tatepjeten,filloi fundosja e futbollit,fillove largimin e njerezve brenda Federates qe nuk pajtoheshin me politiken tuaj degraduese,madje instalove edhe dhunen dhe kontrabanden brenda Federates,largove profesionistet,ofrove kliken tuaj amatoreske per te sunduar me leht,arrite qe te largoni nga klubet investitor shume vjeqare por qe nuk perkrahnin politiken tusj degraduese,largove trajner te sukseseve e solle trajner te degjuarit per ju,krijove rrethin e ngushte pran jush me njerezit te degjueshem qe te perkulen dhe te qmojn si sundimtar te tyre,manipulove dhe genjeve njerezit qe nuk te njihnin dhe atehere kur vertet te njohen keta njerez,ishte vone se ju veq u a grabite votat.

Dy ciklet e fundit te kualifikimeve per KB dhe KE,ishin raste(shansa)jetesore per futbollin e Kosove dhe vete Kosoven si shtet per tu kualifikuar,por politika juaj degraduese dhe lakmia juaj per perfitime vetanake,grupore apo klanore,politika juaj degraduese dhe shkaterrues,na la jasht KB se pari dhe KE tash se fundmi.

Pas gjithe ketyre deshtimeve,sidomos ketyre te fundit ku edhe hetuesia nuk po u s leshon deren e me ju ne rolin kryesor si kryeprotagonist i te gjithave te keqijave qe po i a shkaktoni FFK-s dhe futbollit te Kosoves ne pergjithesi,sot merrni guximin te genjeni perseri per kualifikim ne kampionatet e ardhshme pas 2dhe 4 vitesh e ne te verte we nje njeri we ka pak fytyre,ndergjegje dhe burreri,nuk do e bente kete por por do e bente te kunderten,do dorehiqej me nje kerkim falja publike per te gjitha deshtimet dhe te keqijat qe i bere FFK-s dhe futbollit te Kosoves dhe te lirosh karriken qe edhe ashtu padrejtesishte keni ozurpuar.

Si ke fytyre te dalesh dhe te japesh premtime shterpe,ti premtosh opinionit futbolledashes diqka qe ti dhe klika juaj kurre nuk mund ta arrini,a nuk keni fije morali qe si armen me te forte te perdorni genjeshtren dhe propaganden neper mediat servile tuajat.

Ju ne vend se te merni pergjegjesine per deshtimin e kualifikimeve dhe te largoheni me gjithe klanin tuaj.

Nese ju e doni futbollin e kosoves dhe vete perfaqesuesen,atehere dorehiquni per te miren e futbollit, Perfaqesueses dhe vetë shtetit te Kosovës.

Eshte koha e fundit qe futbolli i Kosovës, FFK dhe Perfaqesuesja te shpetoje nga kthetrrat e ozutpatorve.

Agim dhe klika; IKNI E MOS PRITNI TE JU SHPORRIN FUTBOLLEDASHESIT QE ME ZEMER DUAN FFK-në, PËRFAQËSUESEN DHE SHTETIN E KOSOVËS