Mësohen vazot e shortit për “Euro 2024”, këtu bën pjesë Shqipëria

Mësohen vazot e shortit për “Euro 2024”, këtu bën pjesë Shqipëria

Sport November 22, 2023 - 09:55
Lajmet e fundit nga Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit - UEFA ka publikuar vazot e shortit të “Euro 2024”.

Kombëtarja e Kroacisë ka qenë e fundit që i është bashkuar listës së skuadrave të cilat kanë siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.

Deri më tani janë kompletuar 21 kombëtare që kanë siguruar kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”.

Numrit të 21 skuadrave do t’u shtohen edhe tri të tjera nga play-offi, për të formuar 24 ekipet që marrin pjesë në Kampionatin Evropian.

Kampionati Evropian do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, me kombëtaren vendase që ka siguruar kualifikimin direkt në “Euro 2024”, me gjermanët që do të hapin ndeshjen fillestare.

 

 

Tashmë është bërë edhe ndarja e vazove e ekipeve për shortin e fazës finale që zhvillohet më 2 dhjetor, duke marrë për bazë renditjet dhe pikët në grupe.

Shqipëria është e konfirmuar në vazon e dytë, por kundërshtarë të rrezikshëm ka edhe në vazon e tretë apo të katërt.

Kështu, është mëse e mundshme të ketë një “grup ferri”, pasi në vazon e tretë gjenden skuadra si Holanda e Kroacia, ndërsa Italia ka përfunduar në vazon e katërt.

Hedhja e shortit për fazën e grupeve të Euro 2024 do të bëhet më 2 dhjetor në orën 18:00. /Zëri

Image