Aliti: Kualifikimi mbaroi, realiteti është tabela - jemi të zhgënjyer
Foto: Laura Hasani

Aliti: Kualifikimi mbaroi, realiteti është tabela - jemi të zhgënjyer

Sport November 21, 2023 - 23:45

Kosova është mposhtur nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 0-1.

Golin për bjellorusët e shënoi Antilevski krejt në fund të pjesës së parë. 

 

Në fakt, Kosova ishte dukshëm më dominuese teksa kishte edhe disa raste bukura shënimi nga Florent Muslija, mirëpo pa konkretizim të golit.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshje mori rezultatin 0-1.

Kjo ndeshje nuk kishte vlerë pasi që dyjat skuadrat luajtën vetëm për statistika, teksa ishin pa gjasa për kualifikim.

Pas humbjes ka folur mbrojtësi Aliti, i cili ka thënë se kualifikimi ka mbaruar dhe realitet është tabela, teksa theksoi se duan sa më shpejt të ringrihen pas këtij dështimi.

“Kualifikimi ka mbaruar dhe realiteti është tabela. Ajo nuk rren. Jemi të zhgënjyer sepse kemi dashur së paku të mbesim para Bjellorusisë, pasi u mbyll puna e kualifikimit”.

“Pas ndeshjes nuk di çfarë të them për ekipin, pasi kemi dhënë gjithçka në fushë dhe nuk patëm fat për gol dhe ata në mposhten vetëm me një rast në 90 minuta”.

“Ndryshime? Herët është me fol për këtë punë. Duhet të ulemi të gjithë bashkë dhe ta analizojmë çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte keq. Duhet të provojmë për të përmirësuar situatën dhe ta dërgojmë Kosovën përpara”.

“Shpresojmë të ri ngrihemi. Dëshira e lojtarëve është në maksimum, pasi e japim maksimumin në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”, përfundoi mbrojtësi. 

Kosova i mbyll kualifikimet me humbje, teksa zë vendin e pestë me 11 pikë në Grupin I, ndërsa Bjellorusia renditet në një pozitë më lart e me një pikë me shumë (12). /Zëri