Zvicra mposhtet minimalisht nga Rumania në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grup
Sport
November 21, 2023 - 23:02
Zvicra ka mbyllur me humbje minimale kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.
“Helvetikët” u mposhtën me rezultat 0-1 nga rumunët.
Kjo ndeshje ishte vendimtare për vendin e parë të grupit dhe po ashtu u zhvillua për statistika pasi të dy skuadrat kanë siguruar tashmë kualifikimin në Euro 2024.
Zvicra e mbyll ciklin kualifikues në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Romania si lidere me 22 sosh.
Te Zvicra të disponueshëm nga minuta e parë ishin dy futbollistët me prejardhje shqiptare kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Shaqiri la fushën në minutën e 62-të, ndërsa Andi Zeqiri luajti prej minutës së 81-të. /Zëri