Besfort Kasumi vëzhgues i gjyqtarëve në ndeshjen U-21, Turqi-Norvegji

Besfort Kasumi vëzhgues i gjyqtarëve në ndeshjen U-21, Turqi-Norvegji

Sport November 21, 2023 - 19:01
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, tani në cilësi të vëzhguesit të gjyqtarëve është deleguar nga UEFA në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 të grupmoshës U-21, ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë, e cila po zhvillohet në Alanya.

Kësisoj, krahas gjyqtarëve kosovarë të cilët në vazhdimësi po delegohen në ndeshjet ndërkombëtare nga UEFA, edhe në segmente tjera përfaqësuesit e futbollit kosovar po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizmin e tyre. /Zëri

Image