Tovërlani i kënaqur me fitoren ndaj Izraelit, përgëzon ekipin për angazhimin

Tovërlani i kënaqur me fitoren ndaj Izraelit, përgëzon ekipin për angazhimin

Sport November 21, 2023 - 17:01

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani është ndarë i kënaqur pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit.

Kosova U-21 fitoi me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tovërlani e përgëzoi ekipin për fitoren si dhe u shfaq i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në këtë sfidë.

“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, është shprehur Tovërlani.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”, përfundoi ai.