Fishekzjarre e spektakël, festa e madhe në “Air Albania” për suksesin e Shqipërisë

Fishekzjarre e spektakël, festa e madhe në “Air Albania” për suksesin e Shqipërisë

Sport November 21, 2023 - 00:18

Shqipëria ka barazuar ndaj Ishujve Faroe, në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Image

Kjo ndeshje ishte vetëm pë statistika pasi që Shqipëri ditë më parë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 në ndeshjen ndaj Moldavisë, kurse Ishujt Faroe ishin pa gjasa kualifikimi.

Image

Pas përfundimit të ndeshjes, koha ishte për festën e madhe me tifozët dhe futbollistët që festuan së bashku për suksesin e madh të Shqipërisë.

Fishekzjarret vetëm sa i dhanë edhe më shumë “show”-it në stadiumin “Air Albania”

Mediumi shqiptar PanoramaSport ka publikuar pamjet nga stadiumi.

Image

Kësisoj, Shqipëria e mbyll grupin si lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë, që gjithashtu ka siguruar kualifikimin. /Zëri

VIDEO:

https://streamin.one/v/c198ae68