Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr

Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr

Sport November 20, 2023 - 23:22

Shqipëria ka barazuar ndaj Ishujve Faroe, në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Air Albania" përfundoi me rezultat 0-0.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i lumtur për kualifikimin në Evropian dhe për vendin e parë në grup.

“Është diçka e bukur të shohim që Shqipëria po rritet. Po jetojmë një ëndërr. Kemi skuadër që nuk humbi për gjashtë ndeshje, merr pikë, nuk pëson gola, fiton grupin. Është meritë e gjithë atyre që kanë punuar”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes me Ishujt Faroe. “Ylli i vërtetë është skuadra”, ka shtuar tekniku brazilian.

Kësisoj, Shqipëria e mbyll grupin si lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë, që gjithashtu ka siguruar kualifikimin. /Zëri