Gjimshiti: Kemi arritur dy synimet që kishim

Gjimshiti: Kemi arritur dy synimet që kishim

Sport November 20, 2023 - 23:05

Shqipëria ka barazuar ndaj Ishujve Faroe, në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Skuadrat patën raste shënimi mirëpo pa konkretizim të golit.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ku ka vlerësuar pikën e fituar ndaj Ishujve Faroe, që mundësoi vendin e parë në grup.

“Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola. Por objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne. Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, ka thënë Gjimshiti, që ka uruar shqiptarët për kualifikim në Euro 2024.

Kësisoj, Shqipëria e mbyll grupin si lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë, që gjithashtu ka siguruar kualifikimin. /Zëri