
Gjithçka gati për ndeshjen, Shqipëria luan sonte me fanellat tradicionale ndaj Ishujve Faroe
Sport
November 20, 2023 - 19:10
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se tashmë gjithçka është gati për sonte, teksa ka publikuar pamje nga dhomat e zhveshjes.
Përmes videos gjithashtu u bë e ditur se Shqipëria do të luajë sonte me fanellat tradicionale, me ngjyrat kuq dhe zi.