Mbetën pa bileta nga FSHF-ja për ndeshjen festive Shqipëri-Ishujt Faroe, reagojnë “Plisat”
Tifogrupi prishtinas, “Plisat” kanë reaguar pasi mbetën pa bileta nga Federata Shqipëtare e Futbollit (FSHF) ndeshjen e sontme të Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe.
Ata kanë reaguar përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare duke thënë se do të jenë gjithmonë afë Shqipërisë. /Zëri
Postimi i plotë:
Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.
Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.
Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të forte.
Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira.
Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI.
Shihemi në Gjermani!