Në mbështetje të Kombëtares, djemtë e heroit Afrim Bunjaku nisen drejt Shqipërisë

Në mbështetje të Kombëtares, djemtë e heroit Afrim Bunjaku nisen drejt Shqipërisë

Sport November 20, 2023 - 13:22
Shqiptaria sot feston!

Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen do të mblidhen mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë për të parë nga afër ndeshjen e djemve kuqezinj, të cilët pa dyshim do të sigurojnë fitoren e radhës për t’u kualifikuar kështu në krye të grupit.

Së bashku me dhjetëra tifozë nga Kosova janë nisur drejt kryeqytetit shqiptar edhe dy djemtë e heroit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën mëngjesin e 24 shtatorit, pas sulmit terrorist të serbëve në Banjskë.

Prezencën e dy djemve të heroit Afrim Bunjaku e konfirmon një nga anëtarët e tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”.

Gëzim Bajrami, tifozi nga Gjilani, me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar foton me miqtë e tij dhe djemtë e Bunjakut.

“U nisëm sot për festën e madhe të Kombëtares sonë. Speciale është festa sonte, por edhe udhëtimi ynë është mbase më i veçanti për ne si TKZ. Bashkë me ne sot, në festën e Kombëtares sonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjaku. Sonte nga të gjitha trojet po bashkohemi në Tiranë. Idealet e heroit Afrim Bunjaku e shumë heronjve të tjerë që nuk janë më në mesin tonë fizikisht na bëjnë bashkë. Përherë krenarë për ta. Përjetësisht me Shqipërinë tonë!”, shkruan Gëzim Bajrami.