Para ndeshjes me Ishujt Faroe, Sylvinho: Kemi arritur objektivin, t’i mbyllim me fitore këto kualifikuese

Para ndeshjes me Ishujt Faroe, Sylvinho: Kemi arritur objektivin, t’i mbyllim me fitore këto kualifikuese

Sport November 19, 2023 - 18:39

Shqipëria do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i kuqezinjëve ka dalur në konferencë për media. 

Kjo ndeshja është vetëm për statistika pasi që tashmë Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Në konferencë Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren në sfidën e fundit të këtyre eleminatoreve.

“Vijmë në këtë sfidë në kështu shumë të mira, por si fillim dua te falenderoj të gjithë shqiptarët dhe të gjithë tifozët, që na kanë mbështetur, për të mbërritur deri këtu. Është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur, arritëm kualifikimin në Moldavi, festuam me tifozët dhe u nisëm menjëherë drejt Tiranës, për t’u përgatitur për sfidën ndaj Ishujve Faroe, sepse është një kundërshtar i vështirë, me lojtarë të gjatë, të cilët janë të aftë në luftën në ajër e që mbrohen shumë.

Sigurisht tani objektivi ynë i dytë, pas kualifkimit, është sigurimi i vendit të parë në grup, pasi do të ishte shumë bukur, nëse në shortin që do të hidhet në dhjetor do të kishim një pozicion tjetër nga hera e kaluar. Por, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, ta mbyllim sa me fitore këtë fushatë”.

I ke lehtësuar pak lojtarët? 

“Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash.

10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”.

Do të ketë ndryshime? 

“Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim.

Përzgjedhja për në Gjermani, shanset e Brojës apo Kumbullës?

“Nuk ka shumë kohë. Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”,- u shpreh tekniku brazilian.  /Zëri