Sylvinho: Lumturi dhe krenari e madhe kualifikimi, realizohet ëndrra e një kombi
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho Campos ka shprehur lumturinë e tij për kualifikimin në Euro 2024, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë.
Trajneri brazilian përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka theksuar se me kualifikimin realizohet ëndrra e një kombi, ndërsa nuk i ka kursyer falenderimet për të gjithë personat që kanë punuar për këtë arritje, përfshirë këtu edhe tifozët që nuk e kanë kursyer mbështetjen ndaj “shqiponjave”. /Zëri
Postimi i plotë nga braziliani:
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.
Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.
Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.
Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.
Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!
Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.
Euro 2024 është këtu tani.
Forca Shqipëri”.