Tabela e grupit të Kosovës: Zvicra dhe Rumania në Euro 2024
Sport
November 18, 2023 - 22:59
Zvicra dhe Rumania tashmë zyrtarisht janë dy kombëtaret që janë kualifikuar në kampionatin evropian “Euro 2024” nga Grupi I, aty ku ishte edhe Kosova.
Kosova dhe Zvicra barazuan sonte (e shtunë) me rezultat 1-1., barazim ky që Zvicrën e dërgon në Euro 2024, mirëpo e lë jashtë Kosovën.
Rumania udhëheq grupin me 19 pikë. Zvicra ka 17 pikë. Në ndeshjen e fundit, të dyja përballen për pozitën e parë të grupit.
Izraeli ka 12 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Kosova është e katërta me 11 pikë.
Bjellorusia është e pesta me nëntë pikë dhe Andorra në fund me dy pikë.
Në dy ndeshjet e tjera të xhiros së fundit, Kosova pret Bjellorusinë të martën e Izraeli i shkon Andorrës. /Zëri