Shaqiri do ta regjistrojë një rekord të ri nesër në lojën me Kosovën, ai uron të ketë festë të dyfishtë

Shaqiri do ta regjistrojë një rekord të ri nesër në lojën me Kosovën, ai uron të ketë festë të dyfishtë

Sport November 17, 2023 - 18:11

Xherdan Shaqiri do ta shkruajë nesër mbrëma emrin e tij në histori të futbollit zviceran.

Futbollisti nga Kosova do ta barazojë rekordin e legjendarit Heinz Hermann.

Ky i fundit i kishte zhvilluar 118 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës.

E të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Shaqiri, duke e barazuar rekordin e tij, në një ndeshje mjaft speciale, atë kundër vendit të zemrës së tij – Kosovës.

E Shaqiri uron që pas kësaj ndeshjeje speciale të festojë me shokët e tij të Kombëtares, duke u kualifikuar në Euro 2024 përmes një fitoreje ose një barazimi ndaj “Dardanëve”.

“Është padyshim një lojë shumë e veçantë për mua. Disi e kam pasur gjithmonë në mendje rekordin e Heinz Hermann. Për mua do të ishte gjëja më e madhe nëse do ta kurorëzonim ndeshjen me kualifikimin në Evropian”, u shpreh Shaqiri në konferencë për shtyp.

Granit Xhaka e mban rekordin e më së shumti ndeshjeve të zhvilluara me Zvicrën, të cilin e regjistroi pak ditë më parë kundër Izraelit, me 119 ndeshje.